Ekipi i gazetës Neutral.al është duke raportuar nga vendi i ngjarjer në veri.
Rruga që të çon në manastirin e Banjskës është ende e bllokuar, raporton Neutral.al.
Kjo është gjendja aktuale në rrugën Mitrovicë – Zveçan – Leposaviq, gjithçka po kontrollohet dhe verifikohet.
Kujtojmë se pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë, transmeton Telegrafi.
Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.
/Gazeta Neutral/