Ende çmimet e larta në plazhet e Shqipërisë, të rinjtë nuk u besojnë syve kur shohin faturën..

Siç dihet në plazh çmimet janë më të larta sesa në vendet e tjera, megjithatë për fat të keq në Shqipëri abuzohet shumë me këtë pjesë.

I tillë është edhe rasti i disa të rinjve që gjenden me pushime në Himarë. Ata vendosën që ditën e sotme të konsumonin sufllaqe në një lokal. Por mbetën pa mend kur panë faturën.

Çmimi i një sufllaqeje ishte 8500 lekë të vjetra. Ata ishin 4 persona, ku 4 doner plus 3 pije freskuese dhe një ujë u kushtuan plot 41 mijë lekë të vjetra që i bien afro 40 euro.

Në vijim mesazhi i të rinjve:

“Pershendetje Joq, shif ca behet ne Himare vlla, ja sa shko mëngjesi me 4 sufllaqe. Faleminderit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *