Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca po vazhdon të shijojë pushimet verore.
Ajo gjithashtu nuk i ka ndalur postimet e ndryshme në rrjete sociale në të cilat shfaqet provokuese.
Edhe së fundmi, Enca ka ardhur joshëse në një imazh ku në fokus ka vendosur linjat e saj trupore për të cilat komentohet çdo herë.
Krijuesja e hitit “Dua” pozoi në një fustan me ngjyrë rozë dhe të verdhë me dekolte të hapur dhe i shkurtër.
“Karamele e kriposur”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e postimit në të cilin bashkëngjiti edhe një video të ambientit ku po qëndron