Në paralajmërimin e emisionit që do të transmetohet sonte nga ora 20:44 në Syri TV, Piranjat pretendojnë se kanë zbuluar që ushtarë të KFOR’it janë ‘kapur’ duke blerë drogë ose e kanë shkëmbyer atë me uniformat e tyre. Nuk bëhet e ditur megjithatë se në afërsi të ciles bazë ndodhë kjo dhe të cilës kombësi janë ushtarët.
“Piranjat zbulojnë skandalin e ushtarëve të KFOR-it, i cili cënon sigurinë e vetë bazës ushtarake si edhe të Kosovës. Ushtarët blejnë drogë me para, po ashtu shkëmbejnë uniformën për kokainë dhe marijuanë” thuhet na paralajmrimin e emisionit në Instagram.