Pas bashkëpunimit me këngën “Gajde”, në rrjetet sociale u raportua se Elvana dhe Dhurata po bënin gati një tjetër bashkëpunim që do të konkurente në Festivalin e Këngës dhe sigurisht, me qëllimin për të shkuar në Eurovizion.
Por duket se ka asgjë të vërtetë në këtë lajm dhe këtë e ka konfirmuar vetë Elvana me anë të një postimi të shkurtër në Instagram. Ajo tha se këtë vit është e sigurtë që nuk konkuron për Eurovizion dhe se me Dhuratën do të jetë në koncert sot në Offenbach.