Kjo është fotoja e tre shokëve, Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës, të cilët u vranë ditën e djeshme në një atentat mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Ditën e sotme tre të rinjve ju është dhënë lamtumira e fundit në qytetin e Laçit.
Duke nisur nga e majta, në fillim është Besmir Hoxha, në mes Diklen Vata dhe në anë të djathtë të fotos është Brilant Martinaj.
Të tre djemtë ishin duke udhëtuar me një makinë të tipit Volkswagen Passat dhe në mbikalimin e Fushë Krujës atyre ju bë pritë nga një makinë tjetër e cila lëshoi rreth 90 plumba me kallashnikov.
Nga hetimet paraprake dyshohet të kenë qenë 4 autorë, 3 në rolin e ekzekutorit dhe 1 shofer i mjetit dhe mmendohet se shënjestra ka qenë Brilant Martinaj.