Ekspertët: Në Shqipëri është futur një drogë vdekjeprurëse

Droga xhelatinë është një drogë vdekjeprurëse, që është futur së fundmi në Shqipëri, thanë ekspertët.

Të ftuar në Euronews Albania, ata theksuan se duhet nisur një hetim që zbulon se si kjo drogë është futur në Shqipëri.

Ish-oficeri Dritan Zagani thotë se këto janë droga sintetike dhe janë tre herë më të dëmshme se kanabisi.

Avokati Kujtim Cakrani theksoi se këto droga vijnë nga vendet e BE-së dhe nga ShBA-ja.

“Këto janë forma që vijnë me banane. Mënyrat e transportit janë më të ndryshmet. Këto janë droga shumë të rrezikshme për ata që i përdorin. Drogat sintetike kanë ngritur alarmin në të gjithë Bashkimin Evropian. Janë droga vdekjeprurëse ose të shkatërrimit të strukturës njerëzore. Duhet të hetohet se kush i sjellë këto droga në Shqipëri”, u shpreh Zagani.

Ndryshe, në një megaoperacion anti-drogë në shtetin shqiptar, gjatë vetëm një dite u arrestuan 233 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *