Ekskluzive: Neutral sjell pamjet se si autosalloni ‘Sherreti’ i fsheh veturat nga policia/Dogana hesht  

Operacioni policor kundër fajdesë i zhvilluar në fillim të këtij muaji (2 mars) në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 14 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Arrestimi i tyre erdhi pas kontrolleve dhe bastisjeve.

Por portal Neutral ka arritur të siguroj pamje të asaj nate kur autosalloni ‘Sherreti’ pasi u Policia e Kosovës bëri bastisjen e disa lokacioneve ku cak ishin pikerisht autosallonet e ndryshme. Ky akision u bë nën dyshimin për krime ekonomike dhe jo vetëm.

Ajo që  e bën edhe më dyshues është fakti se pse Dogana e Kosovës po hesht për këtë rast në lidhje me këtë biznes.

Ky autosallon nga pamjet që Neutral ka siguruar shihet që po i largon vetuarat nga aty, për t’i fshehur nga organet e rendit.

Vlenë të ceket se gjatë këtyre bastisjeve nuk shpëtuan as edhe auto sallonet e tjera me çrast u konfiskuna rreth 84 mijë eurove, 20 automjeteve, armëve e dëshmive të tjera që u gjetën.

Por cilat janë Auto sallonet dhe bizneset që u bastisën, disa prej pronave të të cilave përfunduan sot në prangat e Policisë?

Auto salloni Besa në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Besnik Salihu dhe Fadil Salihu (Fadil Salihu, i arrestuar)

Auto salloni Lipjani në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Egzon Salihu (pronari i arrestuar

Auto salloni Fita në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Fitim Vërshevci

Auto salloni Iliri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Ilir Vërshevci

Auto sallon Royall në Emshir në Prishtinë: Kreshnik Dervishi

Auto salloni Buna M në Vushtrri: Ajvaz Muzaqi (pronari i arrestuar)

Auto sallon Binni në Vushtrri: Ibrahim Gërbeshi

Ndërmarrja prodhuese Dona Laberon në Podujevë: Bashkim Osmani (pronari i arrestuar)

N.T. Euro Abi SHPK në magjistralen Prishtinë Ferizaj: Shefik Zeqiri (pronari i arrestuar)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *