Ekskluzive: Ky është “Dhija”, që u vra sot në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarr dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur. Policia tashmë e ka konfirmuar rastin, teksa vdekjen e viktimës e ka kotuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Valmir Breznicën, i cili nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, me ç’rast kanë bërë të ditur se po ndërmarrjen veprimet e nevojshme për identifikimin e personave të dyshuar.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur.

Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”

LEXO EDHE:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *