Një mësimdhënës në komunën e Gjakovës po pretendohet nga Prokuroria Themelore në këtë qytet, se është përfshirë në një rast të rëndë dhunimi ndaj një të mituri.
Neutral nga burime të sigurta mëson se bëhet fjalë për Xhevat Sylmetaj.
Sylmetaj e kishte kontaktuar të miturin përmes rrjeteve sociale, duke i kërkuar ndihmë për bartjen e disa drunjëve.
58 -vjeçari e kishte futur në veturë viktimën, ia kishte mbyllur dyert dhe ishte nisur në drejtim të pjesës së pasme të fabrikës së metalit.
Në këtë vend, i akuzuari kishte provuar të kryente marrëdhënie intime me djalin e mitur, duke i shkaktuar atij dëmtime në organet gjenitale./ Neutral/.