Në kuadër të zhvillimeve hetimore për rastin e rëndë të 11-vjeçares nga Prishtina e cila dyshohet se është viktimë e trafikimit dhe keqpërdorimin seksual, janë arrestuar shtatë persona, si të dyshuar për për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, shkruan gazeta Neutral.
Emrat e të arrestuarve janë: Blondin Sadiku, Flamur Sadiku, Gëzim Sadiku, Muhamet Sadiku, Driton Rrahmani dhe Muhamet Restelica, ku katër prej tyre kanë lidhje familjare.
Neutral ka siguruar edhe fotot e të dyshuarve të arrestuar nga policia.