EKSKLUZIVE: IPK suspendon policët që u shoqëruan me persona me precedent penale

Dy pjesëtarë të Njësisë Kundër Terrorizmit dhe një pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës janë shfaqur në shoqërinë e njërit prej njerëzve më të afërt të Enver Sekiraqës, tregon një video ekskluzive të cilën e ka siguruar Paparaci.

Valon Fetahu dhe Donat Jashari, janë dy pjesëtarë të Anti-Terrorizmit në Policinë e Kosovës, ndërkaq Bashkim Krasniqi është koleg i tyre, polic, pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të cilët në këto momente u suspenduan nga IPK .

Të tre po darkonin e ngrinin dolli me njëri-tjetrin disa ditë më parë gjatë këtij muaji, shfaq video të cilën e ka publikuar gazeta Paparaci.

Në tavolinën e njëjtë të darkës së asaj nate, ata shoqëroheshin edhe nga Rrahim Abdullahu, një i afërt me Enver Sekiraqën dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij, raporton Paparaci.

Videoja e cila e shfaq Rrahim Abdullahun të rrethuar në shoqëri me zyrtarë të Policisë së Kosovës është incizuar në një ndejë private. Në fakt, bëhej fjalë për një festë. Vetëm dy ditë para ndejës, një tjetër anëtar i pretenduar i bandës së Sekiraqës ishte liruar nga paraburgimi.

Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën ‘Liza’ dhe i liruar nga paraburgimi me dorëzani në mesin e muajit tetor, nuk është vetëm bashkëpunëtor i Sekiraqës e ‘Rrumqit’. Ai është edhe djali i xhaxhait të Rrahim Abdullahut.

Siç raportoi Paparaci rreth dy javë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga paraburgimi Ilir Abdullahun, disa javë pas arrestimit të tij. Në vend të paraburgimit, ‘Lizës’ iu vendos masa e dorëzanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *