Albin Kurti, e njëkohësisht Kyreministri i Republikës së Kosovës është ndër politikanët më të përfolur në rajon.
Ai rrugëtimin e tij e kishte filluar si aktivist kryengritës ndaj shumë vendimeve, e pastaj u bë edhe kryeministër.
Javën që shkoj dolën lajmet se dikush kishte planifikuar një atentat ndaj tij, dhe u zbulua edhe nga mediat, por siç duket ai nuk qe atentati i vetëm.
Gazeta Neutral, për herë të parë ka zbuluar një email nga Policia e Kosovës, drejtuar shtetit të Shqipërisë për zbulimin e të vërtetes së plotë rrethnjë atentatit tjetër.
Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë i cili kishte kërcënuar kryeministrin në facebook.
Ky përson sipas emailit (shih dokumentin më poshtë), kishte kometuar “Albin Kurtin duhet eleminuar, jo me votë, por me plumb”.
E pastaj është kërkuar identiteti i tij i plotë nga byroja ndërkombëtare për bashkëpunim, siç shihet ne email.
Më poshtë janë edhe të dhënat e personit, të siguruara nga gazeta Neutral, bëhet fjalë për Shahin (Myftar) Baja nga qyteti i Durrësit me prejardhje nga Kuksi.
Ai shihet se sipas emailit, kishte pasur një profil në facebook me emrin Gjoni Bajin, por më pas policia kishte identifikuar sakt se kush është përsoni në fjalë.
Atentatet ndaj kryeministrit nuk janë të rralla, siç duket edhe personi i kaluar ishte nga shteti shqiptar dhe për këtë ata nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë ekstra.