EKSKLUZIVE: A po dështon konkursi për drejtor të Policisë për hesape të Albin Kurtit?

Ministria e Punëve të Brendëshme ka hapur konkurs për drejtor të Policisë së Kosovës me 21 shtator të këtij viti, me kushtet dhe të dhënat e parapara në këtë pozitë, mirëpo akoma nuk ka përfunduar si proces rekrutimi.

Sipas burimeve të brendëshme të gazetës Neutral, është zbuluar se kjo ngecje rreth këtij konkursi ka të bëjë me një person, tashmë i afërt me Albin Kurtin, kryeminister i Kosovës.

Bëhet fjalë për Granit Fetahun, i cili nuk është kualifikuar për këtë pozitë si pasojë e lëndëve të pa përfunduara policore.

Përveç kësaj, gazeta Neutral, zbulon se Granit Fetahu është djali i një kolonelit të penzionuar, i cili është përkrahës i pashoq i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Duhet cekur se kjo pozitë dhe mungesa e një drejtuesi të Policisë së Kosovës e rëndon gjendjen aktuale në vend dhe se siguria e shtetit vihet në rrezik çdo herë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *