Efi Dhedhes mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo ishte kthyer në një nga banoret e preferuara të publikut, ndonëse doli nga shtëpia shumë herët.
Sidoqoftë, bukuroshja ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, gjersa ka folur për eksperiencën brenda.
“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Unë isha parapërgatitur. Unë e kisha si një dëshirë që nuk kisha marrë asnjë lloj ftese. Unë punova për pjesën e nervave të mia. Kam punuar që aty brenda të jem më e qetë”, tha fillimisht Dhedhes.
“U pendova që nuk shijova aq shumë. E krijova rrethin, aty kur po e shijoja dola”, vazhdoi më tej ajo.
E pyetur për mbështetjen për Luizin, ish-konkurrentja theksoi se tani të gjithë po përfitojnë nga artisti shkodran.
E kuptueshme që secili po mendon të përfitojë nga pak. Mendoj se në këtë periudhë të gjithë po mundohen të përfitojnë nga Luizi”, vazhdoi mes tjerash ajo.
Sa i përket Oltës, Efi theksoi se vazhdon të mendojë se është banorja më false brenda.