Efi: Do ta fitoj Big Brother-in, jam krenare që mora pjesë në Përputhen

Efi është e bindur që ajo do të shpallet fituese e këtij edicioni të dytë të Big Brother. Ajo u shpreh falënderuese ndaj programit “Përputhen”, një nga më të ndjekurit në televizionin Top Channel dhe në Shqipëri, pasi pa të, sipas Efit nuk do ishte sot aty ku është.

Duke biseduar me Qetsorin dhe Nitën, ajo tha se është mirënjohëse për autoren dhe moderatoren e programit, ndërsa shtoi se është krenare që ka marrë pjesë në “Përputhen”.

Qetsori u shpreh se “Përputhen” është një program mjaft interesant dhe se mëson të rinjtë e të rejat se si të ndërveprojnë me njëri-tjetrin ballë për ballë dhe jo në telefon, siç ndodh zakonisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *