E rëndë/ Ndërron jetë një person pas aksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”. Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture.

Policia thotë se edhe tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të rënda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin e vendshiqimit nga mjekësia ligjore do të ketë bllokim të rrugës në këtë lokacion”, ka thënë Baki Kelani .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *