Edhe ‘shefi’ i ri i KEK-ut nën hetime

Tashmë është konfirmuar se edhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut – pas pezullimit të Nagip Krasniqit – është nën hetime.

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ishte i detyruar që ta pezullonte nga detyra Krasniqin pasi ai u arrestua dhe më vonë edhe u vendos në paraburgim pasi po dyshohet për tri vepra penale.

Por, del se edhe Përparim Kabashi që u emërua u.d. për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Krasniqi është po ashtu nën hetime.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ia konfirmoi Gazetës Express se Kabashi po ashtu është duke u hetuar.

Çështja për të cilën kanë shkruar shumë mediume ka të bëjë me një kontratë për shitjen e thëngjillit në vlerë të 1.6 milionë eurove.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Përparim Kabashi-UD Kryeshef Ekzekutiv në KEK, ka keqpërdorë detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në mënyrë që pa e verifikuar nëse procedurat e zhvilluara kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurorimit KEK-SHQ-21-001-8111 “Shitja e Thëngjillit”, me dt.01.04.2021, kishte nënshkruar kontratën për shitjen e thëngjillit në vlerë 1.600.000.00 euro me OE “Enertech” SHPK”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Periskopi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *