“Edhe reperi Gjiko është i dyshuar për dhunimin e një të miture” 

Një vajzë 11 vjeçe dyshohet se është dhunuar për 7 orë në Prishtinë dhe të dyshuar janë pesë persona.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në vend. Gazetari Lavdim Hamidi ka rikujtuar se reperi Gjiko është po ashtu i dyshuar për dhunimin e një të miture dhe se nuk ka shkuar në burg.

Mos harroni se i dyshuar për dhunimin e një të miture është edhe një reper i njohur në Kosovë. Egziston aktakuza e Prokurorisë, por asnjë ditë s’ka shku në burg! #Gjiko”, ka shkruar ai në facebook.

Gazeta Insajderi kishte raportuar se organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi që fillimisht sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën. Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se të miturë Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare. Ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko ka kryer edhe tri vepra të tjera penale.

Gjatë kohës sa qëndronim në ballkon e banesës, nga dritarja e kam vërejtur [viktimën] duke bërë seks me Gjikon. Po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale”, kjo është vetëm njëra nga dëshmitë që figurojnë në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ndaj reperit Asdren Gjikolli.

Këngëtari Asdren Gjikolli-Gjiko, në mars të vitit 2017, është njoftuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, se ndaj tij është ngritur aktakuzë për veprën e rëndë penale dhunim i të miturës.

Gazeta Front Online ka publikuar për herë të parë lajmin për aktakuzën ndaj Gjikos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *