Edhe pas 24-orëve zjarrfikësit nuk arrijnë ta shuajnë zjarrin në Fabrikën e Plastikës, në Drenas

Zjarri i cili dje ka shpërthyer në Fabrikën e Plastikës në Drenas, po vazhdon dhe sot. As pas 24 orëve zjarrfikësit nuk kanë arritur ta fikin tërësisht zjarrin, i cili që nga dje ka kapluar dy objekte të përpunimit të plastikës, në “Parkun e Biznesit” në Drenas.

Zjarrfikësit ende janë në vendin e ngjarjes, duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Megjithëse u angazhuan dhjetëra ekipe të zjarrfikësve, zjarri nuk u arrit të fikej pasi që flakët vetëm përhapeshin, shkaku edhe i erërave të forta.

Dëmet materiale konsiderohen të jenë milionëshe. Ndërsa nuk ka të lënduar si pasojë e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *