Edhe Haradinaj viziton policin e plagosur, Ekrem Neziri

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar zyrtarin policor, Ekrem Neziri, i cili u plagos mbrëmë në veri të vendit.

I njëjti është operuar me sukses në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa Haradinaj ka falënderuar ekipin mjekësor për kujdesin ndaj tij.

“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit. Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.

“Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij. Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!”.

Polici Ekrem Neziri është lënduar si pasojë e një sulmi që ka ndodhur mbrëmë ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Serbovc të Zveçanit.

Sipas njoftimit të policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *