2078 ka arritur numri i qytetarëve serbë që kanë regjistruar veturat e tyre në RKS.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi për Klankosova.tv se deri në mesditën e sotme janë shtuar edhe 65 të tjerë.
Përndryshe, Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.
Shtyrjes së afatit i ka paraprirë një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.
Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.