Një e varur nga seksi, e cila ka fjetur me më shumë se 700 burra, ka treguar se si i dha fund kësaj varësie pasi një burrë u bë i dhunshëm gjatë një takimi që ajo pati. Belinda ‘Love’ Rygier, drejton tani një organizatë për të ndihmuar të tjerët të mposhtin varësinë e tyre ndaj seksit.
Duke folur për mediat, Rygier tha se varësia e saj mbaroi kur njëri nga burrat me të cilët bënte seks u bë abuziv.
Kur më shtyu nga shkallët dhe më mbylli në garazh, kisha një sy të zi dhe mendova se kisha thyer krahun. Shkova në punë dhe më dërguan në shtëpi. Erdhi policia dhe më thanë se burri që më kishte sulmuar kishte një gërvishtje në krah nga unaza ime, pasi unë u përpoqa ta largoja nga vetja.
Rygier tha se incidenti shënoi një pikë kthese dhe e inkurajoi atë të shpalosë emocionet e saj, së bashku me perceptimet e saj për dashurinë dhe seksin.
Kjo ishte pika ime e kthesës. Mendova: “Duhet të ndihmoj veten”. Aty filloi udhëtimi dhe ishte një transformim shumë i shpejtë.
Duke reflektuar për vitet e saj të varësisë aktive, ajo tha se seksi ishte vazhdimisht në mendjen e saj. Përveç burrave, ajo kryente marrëdhënie edhe me gra të cilat i gjente në bare dhe klube nate gjatë natës.