Melinda Ademi u ftua në “Zemër Luana” dhe nuk e humbi mundësinë të rikthente konfliktin me Tayna-n si edhe të ironizonte artistë të tjerë.
E pyetur si cili personazh ka thënë “Melindën muj e nali” (Melindën mund ta ndal), ajo shënjestroi me ironi Tayna-n. Sërish zgjodhi Tayna-n kur u pyet “me cilin personazh nuk mund ta krahasojnë”, shkruan gazeta Neutral.
Nëse e keni harruar, Melinda dhe Tayna nuk kanë raportin më të mirë të mundshëm. E gjithë drama mes tyre nisi, ose të paktën u bë publike, kur Melinda publikoi një diss për Tayna-n në vitin 2019.
Më pas, Melinda kërkoi falje: “I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marr rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahun dhe të mos nxisim urrejtjte te gjeneratat e reja.”/Neutral/