Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, ku një foshnjë 5-muajshe që po trajtohej që dy ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë.
Nga QKUK-ja kanë bërë me dije se foshnja fillimisht ishte trajtuar në Mitrovicë, por për shkak të gjendjes së rëndë, ishte transferuar në QKUK.
Shkaku që dyshohet të ketë përkeqësuar gjendjen e foshnjës, është kequshqyerja dhe pavarësisht intervenimit të mjekëve, ajo nuk ka arritur që të mbijetojë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk ka shumë të dhëna për foshnjën, nëna e së cilës është shtetase e Shqipërisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.