Më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë.
Mes këtyre personave, këngëtarja e famshme turke, Karsu ka humbur 16 të afërm.
E shkatërruar nga dhimbja që jetoi, Karsu mblodhi donacione në Holandë ku jeton, për viktimat e tërmetit.
Këngatarja, e cila organizoi një fushatë të madhe ndihme në Holandë dhe mblodhi 88 milionë eurove në natën e ndihmës.
Duke parë shumën e grumbulluar gjatë natës, këngëtarja nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët.
Duke publikuar ato momente në llogarinë e saj në Instagram, Karsu ka thënë: “88 milionë euro. Faleminderit, Holandë”.