Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mediumi “Sinjali” raporton se një 61 vjeçare ka vdekur në Klinikën e Onkologjisë derisa po trajtohej, shkruan Neutral.al
Nga stafi mjekësorë kanë thënë se 61-vjeçarja ka qëndruar 126 ditë në spital por asnjë familjar nuk ka ardhur për ta vizituar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Neutral.al/