Një video Live në TikTok e një shqiptari që jeton në Greqi është denoncuar rreshtazi nga shumë persona ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania.
Ky person i cili jeton në Greqi ka shprehur disa herë haptazi publikisht urrejtjen e tij për besimtarët myslimanë. I riu nuk është përmbajtur as ditën e sotme, festën e Kurban Bajramit duke sharë myslimanët.
Shumë prej komenteve i janë kthyer kundër, madje dhe e kanë kërcënuar të rregullonte gjuhën e të kërkonte falje. I riu flet me një gjuhë urrejtjeje ndaj fesë Islame dhe me një gjuhë banale nxjerr vrer ndaj besimtarëve.