E tmerrshme: Shqiptari sillet tek spitali i rrahur në Veri

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim rreth situatës së krijuar të dielën mbrëma në veri të vendit, pas tensioneve të krijuar nga persona të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve. Sipas Policisë janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre.


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në katër raste janë rrahur e maltretuar qytetarët shqiptar, na persona që dyshohen se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.

“Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.
Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmerre në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Tutje thuhet se vendimi për pajise me me dokumentin për hyrje-dalje për qytetarët serb, ka filluar të zbatohet në nivel të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *