E tmerrshme: Pas vrasjes së 7 vjeçares në Himarë, një motor uji rrezikon pushuesit në Durrës

Pas rastit që ndodhi dje në Himarë ku një polic vrau në mënyrë makabre një vajzë 7-vjeçare, një tjetër video shfaq se si një person me motor uji Jet Ski rrezikon pushuesit në Gjirin e Lalëzit në Durrës.

Në video shihet se si Jet Ski lundron me shpejtësi të madhe dhe shumë afër kokave të pushuesve që lahen në det.

Motorët e ujit dhe skafet janë shndërruar në mjete të rrezikshme lundruese në plazhet e Shqipërisë.

Shumë shpesh këto mjete lundruese janë futur në plazh dhe kanë lënduar pushuesit ndërsa rasti i fundit përfundoi me një tragjedi në plazhin e Himarës.

Një zyrtar i policisë me skafin e tij u fut me shpejtësi të madhe në bregun e detit duke e mbytur një vajzë 7 vjeçare.

Këtu mund ta shikoni videon: VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *