E tmerrshme: Pasi u ndanë, Pejani i’a publikon ish të dashures videot duke bërë seks në Instagram

Një burrë nga Peja ka rënë në prangat e Policisë gjatë ditës së djeshme pas denoncimit nga isha e dashura e tij, me pretendimet se po e ngacmon në vazhdimësi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë thënë për Sinjalin se i dyshuari B.B., po dyshohet se gjatë gjithë kohës e ka ngacmuar të dashurën e tij, të cilës së fundmi ia ka hapur edhe një llogari në Instagram me emrin e saj, ku ka publikuar video intime.

Në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se ish i dashuri ia ka publikuar disa video ku shihen duke bërë marrëdhënie seksuale gjatë kohës sa kanë qenë bashkë. Këto pamje, sipas saj janë bërë pa dijeninë e saj, prandaj ai po i shfrytëzon për ta detyruar që të vazhdojnë komunikimin.

I riu dyshohet se e ka kushtëzuar viktimën, duke i thënë se nëse dëshiron që t’i largojë video incizimet, atëherë ajo duhet të flas sërish me të. Përballë kësaj situate dhe presionit të vazhdueshëm, ajo ka vendosur të takohet me të dyshuarin, por kjo i kushtoi, pasi i njëjti e ka sulmuar disa here fizikisht.

Për të parandaluar më të keqen, Policia është njoftuar për detajet e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *