E TMERRSHME: Nëna shet djalin e porsalindur për të paguar operacionin e hundës

Nëna bën veprimin e urryer në Rusi. Një nënë ka shitur foshnjën e saj të porsalindur për të paguar operacionin e hundës që i kushtonte 3000 paund, ka thënë policia vendase.

Mediat lokale në Kaspiysk, Rusia jugore, nuk kanë zbuluar emrin e 33-vjeçares, por shkruajnë se është arrestuar nën dyshimin për “Trafikim njerëzor”.

Sipas raporteve të policisë, nëna mori fillimisht 274 paund nga një çift që ranë dakord vetëm pesë ditë pas lindjes, më 25 prill, që të merrnin foshnjën e saj.

Djali u sëmur dhe çifti u detyrua që ta dërgonte në spital, aty mjekët i kërkuan certifikatën e lindjes.

Pasi çifti u arrestua, ka deklaruar se një muaj pas lindjes së djalit, i ka dhënë nënës së tij edhe 1370 paund, aq sa mund t’i kushtonte operacioni i hundës.Por para se çifti të dorëzonte pjesën e mbetur të tarifës totale prej 2730 paund, policia e arrestoi për “Trafikim njerëzor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *