Gjendja e QKUK-së vazhdon të jetë e dobët. Qytetarë të shumtë ndajnë pakënaqësitë e tyre rreth shërbimit nëpër klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pothuajse çdo ditë.
Njëjtë ndodhi edhe me Klinikën e Ortopedisë, shkruan Gazeta Neutral.
Një pacient në kushte anonimiteti tregon se terminin për operimin e gjurit, e ka bërë qysh në vitin 2021. Edhe pse janë shënuar tashmë dy vite, pacienti ende pret rradhën e gjatë, tek sa dhimbjet e mundojnë çdo ditë..
Siç tregon N.N, një kolege e saj kishte bërë terminin në vitin 2017 ku as asaj ande si ka ardhur rendi.
Gazeta Neutral mëson se Lista e Pritjes ka mbi 500 pacientë deri më tani, ndërsa furnzimi me proteza bëhet çdo 6 muaj me nga 20-30 proteza.