Viti 2022 po përfundon edhe me një rast tejet tragjik e të dhimbshëm. Një tjetër grua humbi jetën pasi dyshohet se u vra mizorisht nga kunata e saj në Dragash. 67-vjeçarja Sahime Domuzet u rrah për vdekje me mjete të forta nga gruaja e vëllait të saj. Kjo e fundit e ka pranuar se e ka bërë veprën.
Sinjali mëson se e dyshuara e ka pranuar veprën të cilën dyshohet se e ka kryer dhe më pas mjetet të cilat i ka përdorur për vrasjen e kunatës i ka fshehur.
Arrestimi i saj është bërë pas intervistimit për herë të dytë, ku para hetusve policorë ka rrëfyer ngjarjen në tërësi.
Lajmi duke u përditësuar.