E tmerrshme: Djali përdorues i narkotikëve shan e kërcënon me vdekje nënën e tij, pastaj…

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Shpesh herë këto vijnë si pasojë e përdorimit të alkoolit e substancave narkotike, të cilat bëjnë që persona të caktuar të kenë sjellje të dhunshme dhe të bëjnë veprime të pakontrolluara. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 56-vjeçare e cila ka deklaruar se i biri e ka kërcënuar se do ta vrasë. Ajo ka thënë se gjatë kohës që po qëndronte në banesën e saj, djali e ka ofenduar e sharë nënën me fjalë të ndyra e më pas e ka kërcënuar se do e vrasë me armë zjarri.

Sipas saj, i biri është përdorues i narkotikëve dhe nuk ndjehet e sigurt të jetojë me të, për shkak të sjelljeve të tij të pakontrollueshme.

Me të marrë informatën, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arrestuar 24-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *