E tmerrshme: Djali në Drenas rrah nënën e tij…

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë, ku shpesh herë viktima janë edhe prindërit të cilët sulmohen nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje rreth orës 15:30 në fshatin Gllanasellë të komunës së Drenasit, ku një nënë ka denoncuar në Polici djalin e saj 29-vjeçar.

Sinjali mëson se ajo ka njoftuar Policinë se pas një fjalosjeje është sulmuar fizikisht nga djali i saj, por që nuk ka pësuar lëndime trupore.

Njësitet policore kanë kërkuar të dyshuarin, por që i njëjti nuk është gjendur në shtëpinë e tij, pasi është arratisur menjëherë pasi kreu veprën.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, teksa veprimet tjera ligjore do të merren posa të kapet i dyshuari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *