E tmerrshme: Burri në Lipjan rrah gruan e tij dhe kërcënon familjarët, kërkon nga ata…

Çdo ditë në Polici denoncohen dhjetëra raste nga gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe familjarët tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Lipjan.

Një familje në fshatin Ribar i Madh është në hall me të zotin e shtëpisë, i cili vazhdimisht dyshohet se ushtron dhunë psikike e fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar gruaja, e cila ka deklaruar se dje gjatë ditës është rrahur nga bashkëshorti i saj, i cili i ka kërcënuar familjarët me vdekje në rast se nuk ia japin një shumë të parave prej 4 mijë e 500 euro dhe është larguar nga shtëpia.

Hetuesit policorë kanë intervistuar edhe fëmijët e çiftit të cilët janë shprehur të shqetësuar dhe kanë deklaruar se nuk ndihen të sigurt të jetojnë me babain e tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *