E tmerrshme: Banditët serbë e torturuan të riun në Veri – nuk e lejuan ta dërgonte nënën në spital

Një qytetare serbe ka thënë se të mërkurën tezja e saj ka pësuar atak kardiak pasi bandat terroriste serbe që po qëndrojnë në barrikadat e vendosura në veri të vendit kanë torturuar djalin e saj duke mos e lënë ta dërgojë nënën në spital e as të blejë ilaçe

Në postimin e saj në një faqe serbe, ajo mori komente edhe nga serbë të tjerë, porse më vonë postimi i saj ishte fshirë nga faqja.

Tezja ime që jeton poshtë në Kosovë, sot pësoi atak kardiak, pasi që djalin e saj e torturuan dy ‘majmunë’ me maska. I gjori duhej ta dërgonte nënën e vet në spital në Mitrovicë, kurse ata idiotët ne barrikada nuk ia kishin hapur rrugën. Nuk munden qe te shkojnë as ne Rashkë. Sonte janë në mëshirën e fatit”, kishte shkruar ajo.

Ajo ka shkruar se duke e luftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lufta me barrikada po kthehet në luftë kundër vetë serbëve.

Sipas saj, në barrikadat e vendosura në veri nuk po qëndron asnjë serb që jeton në veri të Mitrovicës

“Në vitin 2012, në barrikada, ne që rrinim aty, kemi pasur mirëkuptim për serbët. Unë jam njeri prej tyre. Të sëmurët i kemi lënë që të lëvizin. Madje iu kemi ndihmuar atyre. Njerëzit e paktë që sot po rrinë ne barrikada në veri të Kosovës, nuk janë asnjë që i njohin serbët që jetojnë në rrethinë. Mjerë për serbët që jetojnë në veri të Mitrovicës”, ka përfunduar ajo.

Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri. Ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.

Thirrje për largimin e barrikadave kanë bërë edhe ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd, duke thënë se arrestimi i Pantiqit po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve.

Grupet kriminale serbe të maskuar kanë sulmuar Policinë e Kosovës, gazetarët dhe misionin e BE-së, EULEX.

Si pasojë, një polic i Kosovës është lënduar, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *