Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme në Prishtinë, ku një burrë është parë duke rrahur një vajzë të mitur përkatësisht në pjesën e njohur si “Tokbashqe”.
Në këto pamje, vajza e cila goditet disa herë duket se thotë “baba”, duke iu përgjëruar që të ndalojë, shkruan gazeta Neutral.
Edhe pas kësaj që ia bëri babai, e mitura vazhdon t’i shkojë pas babait dhunues.
Detaje të tjera rreth rastit nuk janë bërë të ditura.