E tmerrshme ashensori merr zvarrë fëmijën në Ferizaj, pëson lëndime të rënda

Incidentet që ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e ashensorëve nuk janë të rralla. Shpesh qytetarët janë bllokuar, qoftë për shkak mungesës së energjisë apo edhe defekteve të tjera. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Ferizaj të dielën që lamë pas. Një fëmijë 8 vjeçar është lënduar pasi ashensori i objektit ku banon e mori zvarrë duke ia thyer dorën,  shkruan Neutral.

Ashensori kishte probleme të rënda teknike, të cilat nuk janë rregulluar nga pronari i objektit të banimit por as mirëmbajtësve, përkundër ankesave të vazhdueshme të banorëve.

Në një rrëfim ekskluzivi për Neutral, ka folur i atij i të miturit, Mexhidi duke treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Fëmija kishte hyrë në ashensorin e ndërtesës ku banon bashkë me nënën e tij, mirëpo në dorë kishte një top ku i bie dhe derisa tenton ta marr nga toka, dera e dëmtuar mbyllet në mënyrë rryfeje dhe ia zë dorën duke e tërhequr zvarrë për disa kate – shkruan Neutral.

Si pasoj e defektit të ashensorit, fëmija lëndohet dhe detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore.

Neutral zotëron dokumentet e trajtimit të fëmijës.

Mexhidi (babi) i Anuar Kuçit shprehet i mllefosur me pronarin e objektit Heroin Arifin që nuk ka kryer obligimet e nevojshme për rregullimin  e këtij ashensori por edhe të vet ndërtesës kolektive.

Sipas Mexhidit, Arifi ka ndërtuar këtë objekt paleje urbanistike por edhe nuk ka pranim teknik, për këtë banorët janë mjaftë të shqetësuar pasi më herët nuk kanë qenë në dijeni për këto parregullsi.

“Banesa u ndërtua 2017 dhe prej që kemi hyrë kemi pas probleme me gjithçka, se nuk është ndërtua si duhet,  na mbasi e kemi blerë banesën e kemi marr vesh që objekti s’ka leje, as pranimi teknik kurrë su bo. Lifti gjithë u prish, madje edhe ulja pikë nga tavani i lifti se është krejt jashtë kontrolle. Na si banorë kemi bo kërkesa tek pronari Heroin Arifi edhe tek mirëmbajtësi i hyrjes për me rregullu liftin, po kurrë s’kanë intervenua. E dje kur djalin ma zuri dera e lifti që nuk është në rregull, se herë mbyllet shpejt, del prej vendit me një fjalë e prishtë, pronari vendosi me rregullu. Por tash nuk do e lejojë deri sa të merr dënimin e merituar për mos mbajtjen e përgjegjësisë për rregullimin e problemeve teknike në objekt, e sidomos të liftit”, shprehet Mexhidi për Neutral.

Tutje ai shton se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policia dhe së tashmë organët e drejtësisë do bëjnë punën e tyre.

Po ashtu Mexhidi ka rastin e ka dërguar edhe në drejtorin e Urbanizimit në Ferizaj dhe pret që të merren masa urgjente.

Neutral sjellë pamjet e Anuarit dhe ashensorit të prishur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *