Para një jave një 25-vjeçare shqiptare qëlloi me thikë një bashkëatdhetare, 27 vjeçare për shkak të xhelozisë.
Kjo e fundit ishte shoqja e burrit, por ajo mendonte se e tradhtonhte me të.
Protothema shkruan se e reja e ka pranuar se e ka kryer aktin për shkak të xhelozisë por ka mohuar se ka pasur për qëllim ta vriste.
Në dëshminë e saj 25-vjeçarja ka deklaruar se burri saj dhe 27 vjeçarja putheshin prej 8 vitesh, por seks nuk bënin.
Dëshmia e plotë:
“Unë jetoj në Greqi që nga viti 2004 dhe di të flas dhe të lexoj gjuhën greke. Në vitin 2012 u martova në Shqipëri dhe që atëherë jetoj me bashkëshortin tim në Pylaia. Së bashku kemi dy fëmijë një djalë tetë vjeç dhe një vajzë që sot është katër vjeç. Bashkëshorti im kishte tetë vitet e fundit një lidhje me viktimën dhe këtë e dija sepse shumë herë e gjeja në shtëpinë time së bashku me burrin tim të shtrirë në shtrat. Nuk i kam parë kurrë të bëjnë seks, përveç puthjeve. Gjatë gjithë këtyre viteve ajo jetoi me burrin tim. Disa herë gjatë tetë viteve të fundit kam folur me viktimën dhe prindërit e saj duke i thënë të ndërpresë marrëdhënien që ka me burrin tim. Gjithashtu disa nga këto herë i thashë dhe asaj që ta ndërpresë këtë marrëdhënie. Në fakt, një herë i pashë duke dorë për dore dhe për këtë arsye i shkula flokët. Pavarësisht kësaj, ajo nuk e ndërpreu marrëdhënien që kishte me burrin tim dhe madje i fliste atij keq për mua, gjëra të cilat nuk ishin të vërteta. Ajo i thoshte bashkëshortit tim që po shkoj me burra të tjerë. Kjo ndodhi një muaj më parë kur burri më dëboi nga shtëpia dhe më mbajti dhe fëmijët. Që nga ajo ditë jetoj me nënën time në Kordelio të Selanikut. Këtë muaj ajo ksihte filluar të fliste keq për mua dhe tek të afërmit e mi. Kjo më zemëroi aq shumë sa vendosa ta gjeja dhe ta godisja me thikë për ta frikësuar. Nuk doja ta vrisja. Prandaj mora një thikë nga shtëpia, mora autobusin dhe shkova në Pylaia në shtëpinë ku ajo jeton dhe e gjeta jashtë shtëpisë. Unë iu afrova dhe i thashë “hajde flasin nga afër” dhe ajo iku duke thënë se nuk dëshiron të flasë. Më pas nxora një thikë që e kisha fshehur në sqetullën time të majtë dhe e godita me thikë tre herë, fillimisht dy herë në bark dhe më pas në shpatullën e majtë. Më vjen keq për veprimin tim sepse doja ta trembja në mënyrë që ajo të ndalonte së foluri keq për mua dhe të kërkonte falje”.
Ndërkohë mësohet se e plagosura e ka falur 25-vjeçaren pasi ka fëmijë për të rritur.