Një modele u bë virale, pasi tha Adam Levine e kishte ngacmuar dhe se i kishte shprehur dëshirën që vajzës së tij të ardhshme me bashkëshorten, Behati Prinsloo, t’i vinte pikërisht emrin e modeles.
Adam Levine u është përgjigjur akuzave për tradhti, duke e pranuar se “e tejkaloi masën” dhe se “rrezikoi gjithçka” në marrëdhënie me bashkëshorten e tij.
Në një deklaratë në Instagram, këngëtari shkroi se nuk ka ndodhur kurrë një tradhti, gjithsesi, e tejkaloi masën, gjatë një periudhe të vështirë në jetën e tij. “Në situata të caktuara u bë e papërshtashme; kam folur për këtë dhe kam marrë hapa konkretë për ta zgjidhur me familjen time”.
Ai shtoi: “Gruaja dhe familja ime janë ata që më interesojnë më së shumti në botë. (Fakti që kam qenë) kaq naiv dhe idiot për t’i rrezikuar ka qenë gabimi më i madh që kam bërë. Nuk do ta përsëris më kurrë. Marr përgjegjësinë e plotë. Ne do ta tejkalojmë këtë. Dhe do ta tejkalojmë së bashku”.
Modelja Sunmer Stroh tha se në qershor, kur ata nuk flisnin më, Adam Levine i dërgoi një mesazh dhe e pyeti a ishte çdo gjë në rregull? Ai e pyeti edhe nëse ishte dakord që t’i vendoste vajzës që po vinte në jetë emrin e saj, pra Sunmmer dhe se ishte super serioz për këtë.