Gjendet i vdekur ushtari 18-vjeçar Jack Williams. Ai ishte pjesë e procesionit që ruante arkivolin në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, ndërsa ai u transportua në një karrocë nga Westminster Abbey, është gjetur i vdekur.
Në ditën e funeralit të Mbretëreshës, familja krenare e ushtarit publikoi pamjet video të trupave të kalorësisë që merrnin pjesë në ceremoni, duke thënë se djali i tyre “e bëri detyrën e tij për Mbretëreshën në udhëtimin e saj të fundit”.
Por vetëm disa ditë më vonë, nëna e tij e shkatërruar postoi një foto të djalit të saj, duke shkruar homazhe emocionale në Facebook: “Nuk e kisha menduar kurrë se do ta thoja këtë, por ne si familje jemi të gjithë të shkatërruar nga vdekja e papritur e djalit tonë të mrekullueshëm Jack Williams”.
Policia dhe reaguesit e parë vrapuan drejt kazermave në Knightsbridge, në qendër të Londrës, pasi alarmi u ngrit në orën 15:48 të mërkurën (28/9). Kur mbërritën në vendngjarje, 18-vjeçari u shpall i vdekur, siç raporton Daily Mail.
Policia tha se nuk po e trajton vdekjen e ushtarit si të dyshimtë. Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Me pikëllim mund të konfirmojmë vdekjen e ushtarit Jack Burnell-Williams më 28 shtator në kazermat Hyde Park. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e ushtarit në këtë moment të vështirë dhe kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre”.