E rëndë, vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë.

Mediat italianë bejnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Ponte dell’Olio, ndërsa i riu emri i të cilit  nuk është bërë publik ka humbur jetën ndërsa po dërgohej në spital.

Policia ka arrestuar një person që ndodhej në banesë me të riun në momentin e ngjarjes.

Ai qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./euronews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *