E rëndë: Vinçi ia zë këmbën punëtorit 21-vjeçar në Kosovë 

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen më urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Shirokë të Suharekës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se person është dërguar atje me urgjencë pasi kishte marrë lëndime në vendin e tij të punës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 21-vjeçari ishte lënduar teksa po punonte në kompaninë e ndërtimit “Graniti”, pasi vinçi ia kishte zënë këmbën dhe ka pësuar lëndime serioze.

Policia është njoftuar me rastin nga QKMF në Suharekë, ndërkohë që patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Lëndim aksidental”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *