Një veturë ka goditur një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe personi që e ka drejtuar atë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Prokurorja ka pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme që personi i dyshuar të arrestohet”, tha Nikçi për Express.
Aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.