Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Presekë të komunës së Zubin Potokut, ku një burrë dyshohet se ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali njoftojnë se bëhet fjalë për një 86-vjeçarë me nacionalitet serb.
Rastin në Polici e kishte lajmëruar djali i viktimës i cili kishte njoftuar se babai i tij ka kryer vetëvrasje me pushkë.
Sipsa informacioneve, Policia dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një letër lamtumire.
Ndërsa, në pyetje janë marrë të afërmit e viktimës, dy djem dhe një vajzë.
Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.