Një person ka vdekur pasi u vetaksidentua në trafik pasditën e sotme në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë)”, ka thënë Krasniqi.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njesit kompetente.
“Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, tha ai.