Ka ndërruar jetë njëri nga dy të lënduarit në aksidentin në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, pasditen e së enjtes.
Lajmin ka bërë të ditur Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
“Ka vdekur njëri”, ka treguar Elshani.
I njëjti më herët të enjten i kishte treguar se ende nuk dihej gjendja shëndetësore e të lënduarëve.
Ndërkaq, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar se që të dy automjetet ishin me targa të Serbisë.
“Policia e Kosovës, sot në orët e mbrëmjes ka pranuar informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Rudare, në rrugën Mitrovicë-Leposaviq. Njësitë policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, me tabela të Serbisë. Lidhur me gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve, pritet konfirmimi nga mjekët kompetent”, ka treguar Kelani, më herët të enjten.
Ndërkaq, njësitet policore janë duke vazhduar me hetimin e rastit.