Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Kovrag të Istogut, ku vetura ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur derisa shoferi i veturës ishte munduar t’i ikte një aksidenti tjetër, me ç’rast ka goditur fëmijën në anën tjetër.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një fëmijë 5-vjeçar, i cili u dërgua menjëherë në spital, por që ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Me urdhër te prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.